Hendboll/ Kombëtarja serbe përjashtohet nga aktiviteti, Kosova e fiton ndeshjen në tavolinë

Hendboll/ Kombëtarja serbe përjashtohet nga aktiviteti, Kosova e fiton

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Serbisë.

Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar “çështjeve të sigurisë”.

Ndeshja ishte programuar të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja kosovare po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet.

Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, vajzat janë të qeta, komode dhe në disponim. Sigurimi në këtë qendër është në nivel të lartë dhe nuk ka ndonjë shqetësim për sigurinë e vajzave”, thuhet në njoftimin për media të FHK-së.

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Federatës Europiane të Hendbollit që në rrethanat e anulimit të ndeshjes dhe dështimit të Serbisë për të luajtur ndeshjen, EHF ka vendosur që të përjashtoj nga aktiviteti ekipin kombëtar serb.

Bazuar në informacionin në dispozicion të EHF, grupi do të diskutohet midis Norvegjisë, Sllovakisë dhe Kosovës.


EMISIONET