Helmimi i spiunit rus, Britania fajëson Putin

Helmimi i spiunit rus, Britania fajëson Putin

"Presidenti rus  Vladimir Putin me shumë mundësi fshihet pas helmimit të ish spiunit rus dhe vajzës së tij"-shprehet Boris Johnson, sipas BBC.

Sekretari i jashtëm britanik tha se "inatin e kanë më Kremlinin e Putinit dhe vendimet e tij" lidhur me incidentin në Salisbury.

Rusia e mohon përfshirjen e saj dhe shprehet se "akuzat kundër z.Putin ishin "shokuese dhe të pafalshme"

Gjithsesi, shefi i NATO-s tha për BBC se Rusia ka tronditur "paqen dhe unitetin" me aleatët e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke folur gjatë një vizite në një bunker ushtarak në perëndim të Londrës me ministrin e jashtëm polak, z.Johnson tha se "inatin e kanë me Kremlinin e Putinit"


EMISIONET