Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili është drejt mandatit të tij të katërt ka hedhur poshtë akuzat për helmim të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Londër.

Duke folur për gazetarët mbrëmjen e kësaj të dielë, ai tha se "është absurde dhe pakuptim të medosh që Rusia mund të bëntë një gjë të tillë përpara zgjedhje presidenciale dhe Kupës së Botës.

"Lidhur me këtë tragjedi që keni përmendur, kam mësuar për këtë nga media," u tha Putini gazetarëve.

Ai hodhi poshtë teorinë se ai ishte një agjent toksik i klasës ushtarake që ishte përdorur në helmim, sepse nëse do të ishte kështu, "njerëzit, natyrisht, do të kishin vdekur në vend".

Putin përsëriti se Moska është e hapur për të bashkëpunuar me Londrën për të hetuar helmimin, me kusht që Mbretëria e Bashkuar të ketë të njëjtin interes.

/Ora News.tv/