Helikopteri i ushtrisë transporton në spital të sëmurën nga Malësia e Madhe

Helikopteri i ushtrisë transporton në spital të sëmurën

Një 58 vjeçare nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe është transportuar me helikopterin e ushtrisë drejt Spitalit të Shkodrës.

Gruaja e sëmurë u transportua me një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak. Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan se një 25-vjeçare nga Peshkopia e bërë nënë dje, po transportohet po me helikopter të Forcave Ajrore, EC-145, në drejtim të Tiranës.


EMISIONET