Një helikopter turistik është rrëzuar në Grand Canyon në shtetin amerikan të Arizonës, duke vrarë tre vetë dhe plagosur të paktën katër persona.

Mjeti fluturues pësoi "dëm të konsiderueshëm", tha një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Federal.

Helikopteri ishte në fluturim rreth orës 17:20 minuta me orën lokal të shtunën, kur ndodhi aksidenti.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, ose cila kompani operonte me helikopterin.

Kanioni i madh, i cili është më shumë se 1.6 km (një milje) i thellë, është një nga atraksionet turistike më të vizituara në SHBA.

/Ora News.tv/