Hebei "bën" çmendurira për lojtarin, në Kinë bëhet futbollisti më i paguar

Hebei "bën" çmendurira për lojtarin, në

E ardhmja e Mario Mandzukiç mund të jetë në Azi dhe më saktë në kampionatin kinez të futbollit.

Sipas të përditshmes italiane "Corriere Dello Sport" skuadra Hebei Fortune është e interesuar për të firmosur me sulmuesin kroat, me drejtuesit e ekipit kinez që i kanë ofruar dhe  ofertë zyrtare lojtarit, me Mandzukiç që nëse kërkon të provojë një aventurë në kampionatin kinez do të ishte ndër futbollistët më të paguar në botë.

Sipas gazetës që është dhe pranë klubit aktual të Mandzukiç, Juventus, futbollisti do të përfitonte 15 milionë euro në sezon për 2 vitet e ardhshme.



EMISIONET