Hazizaj: Procedura e Kuvendit për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm, e gabuar

Hazizaj: Procedura e Kuvendit për zgjedhjen e Prokurorit të

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë se procedura e Kuvendit për të zgjedhur prokurorin e përkohshëm është e gabuar. Në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se ligji është i drejtpërdrejtë dhe pa shumë interpretimi, që i jep mundësi kuvendit, por jo nëpërmjet që formës që ai ka zgjedhur.

Hazizaj tha se nuk është e nevojshme që procesit për një prokuror të përkohshëm ti japësh rëndësinë e procesit të një prokurori të mandatuar për 7 vjet.

Hazizaj: Nëpërmjet disa dispozitave specifike në ligjin për organizimin dhe funksionimin, përpikmërisht në nenin 109, vecanërisht paragrafi i dytë i ka dhënë të drejtën Kuvendit për të emëruar Prokurorin e përkohshëm në momentin që i mbaron mandati Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo nuk duhet parë e pavarur nga ligji në tërësi apo reforma në tërësi. Fakt për të cilën unë konstatoj se sot për herë të parë politika ka filluar të lexojë ligjin.

Ka ngërce vetë ligji brenda tij. Në këto kushte është normale që politika, si gjithmonë politika shqiptare pasi e lexon ligjin fillon të konfliktohet. Ligji është i drejtpërdrejtë dhe pa shumë interpretimi, i jep mundësi kuvendit, por jo nëpërmjet që formës që ka zgjedhur Kuvendi. Që do të thotë Kuvendi nuk mund të ofrojë Prokurorë nga Prokuroritë e Shkallës së Parë që të shprehin vullnetin e tyre siç e parashikon ligji organik. Sepse ligji organik nuk i lë tagër kuvendit që të zgjedhë nëpërmjet konkurrimit, sepse konkurrimin e bën pranë KLP.  Kjo si procedurë është e gabuar. Sepse vetë 109 e ligjit e ka reduktuar mundësinë e Kuvendit nëpërmjet nenit 22 të ligjit. Që do të thotë Prokurori i përkohshëm vjen nga ata me më ekspriencë. Për të kuptuar kush janë prokurorët me më shumë ekspriencë  në sistemin e hetimit është normale. Merr një listë nga Prokuroria e Përgjithshme  kush është me më  ekspriencë dhe kaq. Nuk ka arsye që procesin e një prokurori të përkohshëm ti japish rëndësinë e procesit të një prokurori të mandatuar për 7 vjet. Fakti që i japin këtë lloj rëndësi do të thotë që i jep mundësi palës tjetër ta paragjykojë ose nga ana tjetër ti fshehë dicka dhe në kushtet kur fsheh dicka atëherë konstaton se politika i largohet ligjit. Në këtë moment qytetarët kanë të drejtë të thonë që njëra palë kërkon të zgjedhë njeri që i përket asaj dhe pala tjetër do të zgjedhë një njeri pse jo që i përket asaj.

EMISIONET