Eliminimi nga Kupa e Botës e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ka kënaqur jo pak yllin belg, Eden Hazard që shpreson se ky fakt do ndihmojë jo pak kombëtaren e Belgjikës të dal fituese në Rusi 2018.

"Është mirë për ne, por për të ardhur keq për ta. Kur e doni futbollin ju doni të shikoni lojtarët më të mirë. Megjithatë, kur jeni duke konkurruar dëshironi që ata të dalin, kështu që ju keni një shans më të mirë për suksesin tuaj. Është koha, tani ose kurrë për këtë brez të shkëlqejë. Belgjika është më mirë se në vitin 2014 dhe 2016. Ne kemi më shumë përvojë. "- tha fillimisht Hazard.

I pyetur për përballjen me Japoninë, ylli i Chelsea ka shtuar:

"Është një ndeshje e Kupës së Botës dhe kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Ata kanë lojtarë cilësorë që luajnë ose kanë luajtur për klubet e mëdha europiane. Ne nuk mund të marrim asgjë për të mirë, ne do të bëjmë gjithçka ne mund të bëjmë si në këtë turne ".-deklaroi Hazard në konferencën për shtyp përpara sfidës me aziatikët.

Përballja mes Belgjikës dhe Japonisë është programuar për tu luajtur nesër, duke nisur nga ora 20:00.

/Ora News.tv/