Tashmë nuk ka dyshime. Thorgan Hazard do të jetë pjesë e Borussia Dortmund duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë sulmuesi. Vëllai i Eden Hazard, ylli i Chelsea, ka pohuar se do të largohet nga Borussia Monchengladbach, teksa ka zbuluar se ai ka firmosur me verdhezinjtë që prej muajit prill.

"Witsel është një lojtar me të cilin flas shumë shpesh. Vitin e ardhshëm, ai do të jetë atje për të më ndihmuar. Kur një klub si Borussia Dortmund ju thërret, motivimi është i qartë. Është mirë që njeh dikë. Shpresoj se do të përshtatem me lehtësi, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem".-tha 26 vjeçari.

Hazard bëri një fushatë të jashtëzakonshme për Die Fohlen, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 10 asiste në 33 paraqitje të Bundesligan e këtij sezoni. Kartoni i tij pritet t'i kushtojë Dortmund rreth 30-40 milionë euro.

/Ora News.tv/