Një alarm emergjent i cili u dërgua gabimisht në telefonat celularë të banorëve të Hawait, duke paralajmëruar për një sulm të afërt të raketave bërthamore, ka përhapur panik në të gjithë vendin.

 Në mesazhin që ata morën shkruhej: "Kujdes, një kërcënim balistik i drejtohet Hawait. Kërko një  vendstrehim të menjëhershëm. Kjo nuk është një stërvitje ushtarake” Ndërkohë guvernatori i ishujve të Hawait deklaroi më pas, se një punonjës i Agjencisë Shtetërore të menaxhimit të emergjencës kishte shtypur gabimisht një buton në sistem.  Autoritetet  shtetërorë dhe komandat e Paqësorit të ushtrisë amerikane konfirmuan se mesazhi nuk kishte një kërcënim i vërtetë për shtetin. Por për më shumë se gjysmë ore, banorët në Hawai të shqetësuar dhe të frikësuar u përleshën dhe luftuan me njëri tjetrin për të gjetur strehim.

Guvernatori David Ige, kërkoi falje për gabimin, dhe deklaroi se alarmi ishte dërguar gjatë një ndryshimi të  strukturës së Agjencisë, që kishte lidhje me zëvendësimin e  ndryshimeve të punonjësve, ndërkohë Vern Miyagi, administratori i agjencisë, e cilësoi mesazhin thjesht një  gabim njerëzor. 

 Alarmi, i dërguar në telefonat celularët i cili u transmetua menjëherë në televizion dhe radio, vjen në një kohë kur tensionet e ndërkombëtarëve janë përshkallëzuar ndjeshëm mbi zhvillimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Komisioni Federal i Komunikimit të Shteteve të Bashkuara njoftoi se po fillonte një hetim të plotë mbi ngjarjen që tronditi mbarë Haëain dhe SHBA. Haëai është baza e Komandës së Paqësorit, Flotës Paqësore të Marinës dhe elementëve të tjerë të ushtrisë amerikane. 

Në muajin nëntor, Haëaii tha se do të testonte e sirenat paralajmëruese të sulmeve bërthamore të Luftës së Ftohtë, në përgatitje për një sulm të mundshëm bërthamor nga Koreja e Veriut. Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-un, ka kërcënuar disa herë SHBA duke treguar aftësinë e armëve bërthamorë që vend ii izoluar ka zhvilluar së fundmi.  

Në kohën që ndodhi incidenti në Hawai, Trump ishte duke luajtur  golf  në “Trump International Golf Club” në West Palm Beach të Floridës. Ndërkohë Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Lindsay Ëalters tha se presidenti Trump u informua mbi ngjarjen dhe tha se ishte thjesht një ushtrim shtetëror.


/Ora News.tv/