Aktori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se femrat provokojnë me veshjet e tyre në rrugët e Tiranës, duke kërkuar gjëra materiale ndaj meshkujve.

Pjesë nga debati: 

Vasili: Shohim në zona të caktuara të Tiranës femra që dalin dhe kërkojnë vetëm të bëhen tërheqëse nëpërmjet formave të trupit të tyre tek meshkujt dhe ushtrojnë dhunë tek meshkujt duke u kërkuar gjëra materiale, sepse ata ranë në këtë joshje.

Hasa: Demonizimi i gruas. Të shkretët burra sa vuajnë. Viktimizimi Laert nuk të çon as deri në banjë.

Vasili: Ti vazhdon të fyesh.

Hasa: Nuk po të fyej. Thjesht ia fut kot.

Vasili: Me këtë fjalor nuk të shoqëroj, do të ruaj fjalorin që më ka dhënë familja ime.


/Ora News.tv/