Harta mavi pas 30 qershorit!

Harta mavi pas 30 qershorit!

30 qershor….

21.6% e shqiptarëve ju drejtuan kutive të votimeve për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Në fakt zgjedhja ishte e paracaktuar në 31 bashki, pasi në garë kishte vetëm një kandiat.

E sot kur është mbyllur procesi i numërimit ngjyra e hartës shqiptare ëhstë e purpurtë.

U deshën këto votime që socialistët të arrinin që për herë të parë në 30 vite të merrnin drejtimin në disa bastionet demokrate. Në Shkodër, për herë të parë në 30 vite kemi një kryebashkiak të majtë.

Edhe në Tropojë socialistët rikethen pas 23 vitesh në pushtetin vendor, pasi kjo bashki është drejtuar nga socialistët vetëm në vitet 92—96.

E për herë të parë që prej shembjes së regjimit komunist kemi një hartë me një ngjyrë, pasi 60 bashkitë sot kanë në krye një socialist.

EMISIONET