Përshtatja e Arthur te Barcelona po ecën me hapa kalopant, me yllin brazilian që po bën një punë mjaft të mirë në mesfushën katalanase, duke zbehur disi largimin e Xavi Hernandez. Mesfushori brazilian ka vendosur një rekord të ri kundër Valencias, ku ka kompletuar 142 pasime, 135 prej të cilave ishin të sakta.

Shifra të një "përbindëshi" në mesfushën e Barcelonës, ndërsa ky numër i afrohet shumë rekordit të Xavi i regjistruar në vitin 2012, i cili përballë Levantes dha plot 148 pasime.

Organizimi i lojës dhe kuptimi i lëvizjeve të shokëve pritet t'i kushtojë shumë kohë brazilianit, megjithatë 22 vjeçari është në hapat e duhura për të shkruar me gërma të arta emrin në historinë e katalanasve. Ky është vetëm fillimi.



/Ora News.tv/