Harroi se ku e kishte parkuar, e gjen makinën pas 20 vitesh

Në vitin 1997 në qytetin gjerman të Frankfurtit, një burrë njoftoi në polici se makina e tij ishte vjedhur. 

Por 20 vite më vonë, autoritetet kanë arritur të gjejnë Volkswagen Passat-in e humbur dhe zbuluan se 76-vjeçari në të vërtetë e kishte harruar se ku e parkoi, duke supozuar se ia kishin vjedhur.

Automjeti u gjet në një garazh, në një ndërtesë të vjetër industriale. Dhe pas 20 vitesh makina u ribashkua me pronarin e saj, por për fat të keq nuk ishte më funksionale dhe u dërgua për skrap.

/Oranews.tv/

EMISIONET