Harden i jep fitoren Houston, në fitoren e Bucks shkëlqen Irving

Harden i jep fitoren Houston, në fitoren e Bucks shkëlqen Irving

Rockets shkëlqen në Houston, duke mposhtur me 20 pikë diferencë 118-98 Utah Jazz. Lojtari i takimit ishte basketbollisit, James Harden, i cili realizoi triple-double. 32 pikë 10 asiste dhe 13 ribaund.  

Me këtë sukses Houston udhëheq në 2-0 serinë e çerekfinaleve të play-off në Konferencën e Perëndimit në NBA.  Ekipi nga Teksas po tregon se është një pretendet serioz për trofeun, me Harden që po kalon një moment të shkëlqyer.

Miluoki Bucks fitoi me lehtësi 120-99 ndaj Detroit Pistons që e mbylli sezonin e rregullut në vend të tetë. Miluoki është ekipi pretendent për të arriti në finale të Konferencën e Lindjes dhe këtë po e tregon edhe në play-off. Të tre pikshënuesit më të mirë ishin basketbollistët e Buks, ndërsa me kete fitore Miluoki e derguar serinë e çerekfinaleve ne 2-0.

Në Lindje, Celtics vazhdon të impresionoj. Boston mposhti në shtëpi 99-91 Indiana Pacers. Irving ishte protagonisti absolut i ndeshjes me 37 pikë për Boston që mori fitoren e dytë radhazi në çerekfinale dhe është shumë pranë kalimit në turin tjetër. Një performacë të mirë realizoi edhe Tatum me 26 pikë, ndërsa për Indiana spiktati  Bogdanovic me 23 pikë.

EMISIONET