Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Shkup ku edhe po zhvillohet Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjerash Haradinaj sonte ka darkuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini si dhe kryeministrat e rajonit.

Haradinaj nga Shkupi ka dhënë edhe një deklaratë për vizat ku sipas tij deri të liberalizimi na ndajnë vetëm edhe pak javë.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh ”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndryshe një gjë e tillë nuk është deklaruar nga përfaqësuesit  BE-së, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim vizash./Indeksonline/

/Ora News.tv/