Haradinaj tregon pse u shkarkua ministri Sefaj, Thaçi hesht për shefin e AKI-së

Haradinaj tregon pse u shkarkua ministri Sefaj, Thaçi hesht për

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur lidhur me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.

Haradinaj tha se vendimi për shkarkimin e Sefaj dhe Gashit ka ardhur si rezultat i dëmtimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale.Kreu i Qeverisë së Kosovës ka siguruar qytetarët e vendit se asnjëherë nuk do të udhëhiqen nga ndonjë motiv tjetër përveç atij të ruajtjes së kredibilitetit të institucioneve të vendit.

Ndërkohë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të shkarkojë drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj deklaroi se gjysma e punës për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi ka përfunduar, dhe sipas tij gjysma tjetër mbetet në dorën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi./KosovaPress/

 

 

EMISIONET