Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin shqiptar, Ilir Meta, i fundit ky që shoqërohej nga vajza e tij Bora.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një postim në Facebook, ku sqaron se sëbashku me Metën kanë këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar. RH”,- shkruan Haradinaj.

Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme në 19 korrik, pas ftesës për intervistim në Gjykatën Speciale, për krime lufte.

Pas këtij takimi ka reaguar edhe presidenti Meta.

Në një postim në facebbok, Meta shkruan “i lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues.”


/Ora News.tv/