Haradinaj: Serbia po ble armë në Rusi

Haradinaj: Serbia po ble armë në Rusi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media ka akuzuar Serbinë për blerje të armëve në Rusi e që sipas tij ato armë janë për qëllim lufte.

“Serbia po blen armë në Moskë. Ato armë janë për qëllim të luftëra dhe kushtojnë shumë dhe me këtë po i bie që Serbia po i merr paratë e taksapaguesve dhe po hap vende të reja në Moskë”, ka thënë Haradinaj.

Më tej ai ka deklaruar që edhe Bashkimi Evropian është duke i dhënë fonde Serbisë dhe nuk është duke u ankuar për këtë gjë.

“BE-ja s’po ankohet po jep prapë fonde. Për këtë desha të them që ka shumë specifika. Ne jemi një vend që kemi dalë nga lufta. Nëse jetoni në një vend në Evropë, ka skemë për atë që është i papunë. Ne nuk kemi mbërri ende ku duhet. Mendimi jem është që sa më shumë të ketë Evropë në rajon është më mirë për stabilizimin e Ballkanit”, ka thënë Haradinaj, transmeton Zëri.info.

EMISIONET