Haradinaj: Qeveria nuk rrëzohet nga hidhërimi i Listës Serbe

Haradinaj: Qeveria nuk rrëzohet nga hidhërimi i Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria nuk mund të rrëzohet për shkak të hidherimit të Listës Serbe.

"E kam përsërit edhe dje që Qeveria mund të bjerë, pasi në dekomraci bien qeveritë. Por nuk mund të rrëzohet pse është hidhëruar Lista Serbe. Kontesti është Kosovë – Serbi dhe jo Kosovë me Listën Serbe”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se çështja e shkuarjes në zgjedhje të reja aktualisht nuk është në tavolinë të diskutimeve.

“Jemi në politikë.  Vlen ajo thënia, ‘nëse sot është votuar Qeveria, sot kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhje mund të kemi çdo ditë, por këto ditë nuk po bisedojmë për shkuarje në zgjedhje, por për Interpolin dhe vizat. Kemi disa tema dhe zgjedhjet s’i kemi në tavolinë dhe as mundësinë e  rënies së Qeverisë”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë edhe një herë se ideja e korrigjimit të kufirit ka vdekur.

“Dihet çka vjen, kur kalon vala e idesë me kufijtë dhe tokat. Kushtetua nuk lejon puthet të tretë. Është e vdekur. Me Malin e Zi kemi korrigjuar marrëveshjen, jo kufi. Këtu është situatë krejt tjetër, bëhet fjalë për negocim për njohje reciproke. Presoni do të kthehet te Zajednica”.

EMISIONET