Haradinaj pro taksës në Rrugën e Kombit: Ndodh në gjithë botën!

Haradinaj pro taksës në Rrugën e Kombit: Ndodh në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur pro vendosjes së takës në Rrugën e Kombit. Ai nuk ka dhënë mendimin e tij në lidhje me tarifën 5 euro, por tha se pa taksë është e pamundur, duhet të vendoset për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se pavarësisht se kjo nuk është diksutuar në mbledhjet e dy qeverive, tha se vendosja e taksës për rrugën ndodh në të gjithë botën.

"Kjo temë nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi të interesuar që ta diskutojmë, pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne në të kaluarën kemi qene shume solidarë, kemi dhënë për çështje të ndryshme. Është dash me ju thënë kosovarëve që nga parja juaj që jepni për këtë taksë për atë taksë do të përmbyllet ajo rrugë, janë pjesë të tëra që kanë mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mirë një komunikim më i mirë", ka deklaruar Haradinaj.

Në një intervistë për Vizion Plus, Haradinaj tha se qeveria e Kosovës nuk ka në plan për vendosjen e një takse të tillë, ndërsa ka dënuar skenat e dhunës në Kalimash.

"Me ka ardhur keq nga skenat qe kam parë, duhet me pas kujdes, ju bej thirrje te përmbahen, duhet te kemi kujdes ne veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shume dem me qëllimin per te rregulluar diçka tjetër", ka thënë Haradinaj.

EMISIONET