Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, është pritur sot nga Komandanti i Gardës Kombëtare së Ioëa-s, Gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane – njësiti  i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”.

Haradinaj ka postuar foto nga ky takim me mbishkrimin: Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë më mike të popullit të Kosovës, Ushtrisë Amerikane. Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë "Black Hawk".






/Ora News.tv/