Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur ditën e djeshme në shtëpinë e tij homologun maqedonas, Zoran Zaev me bashkëshorten.

Miqësinë e tyre, shefi i qeverisë së Kosovës e ka ndarë në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një foto.

Ai shkruan se dëshira e tij është që miqësia që ekziston mes tyre të reflektojë edhe në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë.

"Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë", shkruan Haradinaj.

/Ora News.tv/