Haradinaj: Nuk u informova për deportimin e 6 mbështetësve të Gylenit

Haradinaj: Nuk u informova për deportimin e 6 mbështetësve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se nuk është informuar për deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova. Ai thotë se do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjor për këtë çështje dhe paqartësitë e këtij veprimi.

Haradinaj: Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.

Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.

EMISIONET