Haradinaj nuk ndryshon qëndrim: I themi jo Demarkacionit në këtë version

Haradinaj nuk ndryshon qëndrim: I themi jo Demarkacionit në

Kryeministri  i vendit, Ramush Haradinaj, folur sërish rreth qendrimeve të tij për demarkacionin.

Ai para gazetarëve ka thënë edhe një herë se ky version i Demarkacionit nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

“Gjendja s’ka ndryshuar, nuk ka diçka të re në këtë drejtim”, ka thënë Haradinaj, duke theksuar se deputetët janë të ndarë në Parlament, dhe se versioni i tanishëm i Demarkacionit nuk e ka shumicën.

“Siç është në gjendjen e tanishme ne i themi jo”, tha kryeministri.

Derisa institucionet ndërkombëtare kanë bërë me dije se ky është momenti i fundit i Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm pa viza./Telegrafi/

EMISIONET