Haradinaj në takim me Engelin: Marrëveshje finale me Serbinë

Haradinaj në takim me Engelin: Marrëveshje finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit me kongresistin Eliot Engel, ka shkruar në Facebook se në takim me të ndau arritjet e Kosovës dhe sfidat që ka.

Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje finale me Serbinë.

"Kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës. Fat i madh për vendin që në gjithë këto vite, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah. I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongres Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona. Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Përjetë mirënjohës mikut të madh të shqiptarëve për tërë mbështetjen ndër vite!", shkruan Haradinaj në FB.

EMISIONET