Haradinaj nderon Rita Orën: Faleminderit që nuk i harrove rrënjët

Haradinaj nderon Rita Orën: Faleminderit që nuk i harrove

Ramush Haradinaj ka nderuar Rita Orën me titullin 'Hyjneshë në Fron' tre vite pasi këngëtarja me famë botërore u shpall Ambasadore nderi në Kosovë.

Kryeministri kosovar e ka falenderuar Ritës që edhe pse preku majat e suksesit në botë, nuk harroi rrënjët e saj.

Haradinaj shprehet se përmes muzikës Rita ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Postimi i plote:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

R.H.

EMISIONET