Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se Uashingtoni është i palëkundur për Kosovën e 17 Shkurtit.

Haradinaj: Ne kemi një komunikim shumë serioz me Uashingtonin zyrtar, me senatin, me DASH, Pentagonin komunikojmë rregullisht. Mendoj se shumë prej vendimmarrësve në Amerikë e dinë të vërtetën e Kosovës. 

Washingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur. Ne ekzistojmë si komb edhe para se me 

Mendimet e presidentit Putin nuk kanë ndonjë peshë për ne. Nuk vlejnë për ne në Ballkan.

Sonila Meço: Por pranoni se ka 3 mijë punonjës humanitarë  

Ramush Haradinaj: Rusia nuk ka ndikim tek ne.  Fuqia e tyre është jo relevante. Jemi të vendosur ti vëmë pengesat që duhet.

Sonila Meço:Rusisë i interson një Ballkan i trazuar  

Ramush Haradinaj: Rusia ka humbur çdo betejë. Humbi Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën e ka të humbur. Rusia nuk ka ndikim tek ne  mund të jetë vetëm fatkeqësia e Serbisë.Deklaratat Putin janë si ato MIG (avionë) që blen Serbia dhe mendon që me to frikëson NATO-n. Unë mendoj se ajo baza në Kuçovë ka shumë më shumë rëndësi se ato MIG që blen Vuçiç në Moskë.

Shqiptarët janë botë e Perëndimit dhe këtë botë e udhëheq Amerika. Presioni i tyre nuk është se ata janë lëkundur. Ata u kanë thënë presidentëve që ok, nëse keni ide shqyrtoni idetë e juaja, por ata nuk është se kanë hequr dorë nga 17 Shkurti, që është një minimum i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.  

Kjo është arritje për gjithë shqiptarët dhe kjo Kosovë paraqet kufirin me Rusinë.  Pra, NATO-dhe Rusia. Serbia nuk dëshiron të hyjë NATO-n tash për tash. Në Serbi operojnë rreth 3 mijë humanitarë rusë, që të gjithë janë agjentë rusë. Pra Kosova është kufiri. Ajo që i ka ndodhur Kosovës është humbja e vetëbesimit. Uashingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur dhe sovrane. 

 Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!


 



/Ora News.tv/