Haradinaj feston ditëndjen, bashkëshortja: Jam dhurata jote më e mirë!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka sot dy festa 14 vjetorin e martesës dhe ditëlindjen. Bashkëshortja e tij Anita Mucaj e ka uruar me anë të një postimi në Facebook ku nuk mungonte humori.

Në shkrimin që i ka dedikuar, theksoi se dhurata e tij më e mirë vazhdon të mbetet ajo.

Ja postimi i plotë:

Historite tona veshtire se mund t’i kuptosh nese nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 14 vjet bashke dhe sot festojme dy festa, sot kur ne jemi me shume se familje, me shume se te dashur, me shume se çift, sot jemi une ti dhe tre femije!!! Sot ne mos asgje perfaqesojme shume dashuri brenda botes tone te vogel me te mirat dhe te keqijat qe dashuria i ngerthen ne vehte!!! Gezuar Ramush Haradinaj!! Te duam shume Gjini, Hana, Trimi e une edhe ma shume!!! P.s vazhdoj me mendu qe jom ende dhurata ma e mire qe najhere e ke marre per ditelindje!!Perveq Ditelindjes, Gezuar edhe 14 vjet martese (veshtire boll ama pune qefi burre)


EMISIONET