Gjatë ceremonisë për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit u regjistrua edhe një incident, në të cilin kryeministri Ramush Haradinaj largoi me forcë një zonjë që donte të merrte fjalën jashtë programit që ishte parashikuar.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte që aty. Zonja reagoi duke i thënë se nuk mund të sillet me të ashtu.

Ndërsa Haradinaj provonte ta largonte, zonja mbahej për foltores. Kryeministrit iu desh ndihma e sigurimit, të cilët e larguan zonjën.

/Ora News.tv/