Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News u shpreh se prej 5 vitesh, dialogu me Serbinë e ka dobësuar.

Ramush HaradinajUnë jam të heq taksën në shkëmbim të njohjes, pra një marrëveshje për njohjen por ne nuk po shohim që ekziston një marrëveshje. Ndërsa nuk mund të pezulloj taksën për një dialog abuziv që zgjat pakufi dhe përmes të cilit Serbia forcohet me tregun tonë dhe shkon e na tregon se ka blerë avion në Moskë dhe dialogu nuk jep rezultate.

Kështu ka ndodhur deri më tani, presidenti Vuçiç ka deklaruar se është shfrytëzuar dialogu për dobësimin e Kosovës në planin ndërkombëtar.

 Marrëveshja është njohja nuk janë kufijtë. Nuk na ka çuar kund logjika e përshtatjes, e ka cuar vendin në pozitë të dobët, Kosova duhet të ndryshojë kurs nuk mundet vetëm përshtatje. 

Deri tani kanë ndodhur 5 vite dialog për me e dobësuar Kosovës. Kosova nuk mundet me u mashtru më nga askush. Ka vendosur taksën. Nëse dëshiron marrëveshje urdhëro e ke tregun mbrapa. Marrëveshja është njohja. Nuk janë kufijtë mbrapa. 

Ne duam që o të mbyllet kjo gjendje një herë përgjithmonë. Nuk është se jemi vetëm ne në hall. Gjithë presioni është mbi Kosovën me bo kompromise që Serbia të mbyllë një kapitull. 

Sonila MeçoPse duhet ta kenë liderët shqiptarë një shqetësim të tillë?

Ramush HaradinajSepse janë të tillë e nuk marrin vesh në procese globale, shohin sot për sot. Janë krejt gabim, ose kanë arsye të tjera ose nuk marrin vesh. Pse të ngutemi ne e të bëjmë kompromise? Nëse është gati për të na njohur ok por pse të bëjmë kompromise. Serbia ka kapituj me hapë dhe me mbyllë (kapitujt për në BE). Një nga kapitujt, Serbia e ka obligim për të zgjidhur çështjen me Kosovën. Pse duhet të bëjmë kompromise kur vitin tjetër nuk ka nga shkon. 

Taksa nuk lidhet me kufijtë. Taksa lidhet me agresivitetin e Serbisë. 

Serbia loboi për të hequr njohjen, loboi kundër nesh në Interpol dhe u tall me ne. Sulmoi familjet e pjesëtarëve të FSK-së dhe ne çka, të rrimë. Të ankohemi veç tek perëndimi se  Serbia ështe e keqe, jo ata veprojnë ne veprojmë. Është reciprocitet i vendosur dhe është e drejtë e Kosovës.


Intervista u transmetua mbrëmjen e 12 shkurtit 2019.

 

Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!


/Ora News.tv/