Haradinaj, ambasadorëve të Kuintit: Taksa 100% do të mbetet në fuqi, s'ka krizë në Veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, ku ka nënvizuar se qeveria e Kosovës është përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Haradinaj mësohet se i ka quajtur të pavërteta dhe propagandë deklaratat për të të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të Kosovës.

"Në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i sigurova se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë. Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend. Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor," thuhet në njoftimin e postuar në facebook 

Haradinaj gjithashtu ka nënvizuar se vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

EMISIONET