Hapja e negociatave me BE, Vlahutin: Shqipëria të luftojë korrupsionin

Hapja e negociatave me BE, Vlahutin: Shqipëria të luftojë

Për Bashkimin Europian, lufta kundër korrupsionit, kanabisit dhe reforma në drejtësi mbeten ende shumë të rëndësishme për celjen e negociatave. Në nisje të konsultimeve me shoqërinë civile për hartimin e progres-raportit të vitit 2018, shefja e delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin dha këtë sinjal për politikën shqiptare duke bërë kështu të qartë se viti i ardhshëm është deciziv për këtë çështje.

Vlahutin: Progresi i raportit i vitit 2018 është me rëndësi për Shqipërinë. Vitin e kaluar u kërkua zbatimi i disa rekomandimeve si lufta kundër korrupsionit dhe kanabisit, zbatimi i Vettingut dhe reforma në administratë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare, si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE-së. Kjo është një punë kolektive në të cilën është e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve dhe jo vetëm.

Për Vlahutin, shqiptarët dhe politika duhet ta kenë të qartë se ligjet nuk bëhen për BE por për vetë shtetasit shqiptarë.

Vlahutin: Reformat nuk duhet të bëhen për BE-në, por për  vetë shtetasit shqiptarë. Institucionet duhet të angazhohen për të bashkëpunuar me shoqërinë civile, roli juaj është i rëndësishëm për të kuptuar ritmet e progresit në vend. Dhe këtë vit kemi vendosur që t’i kushtojmë më shumë kohë konsultimit me shoqërinë civile dhe dëshirojmë që të punojmë fort me ju.

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se për të arritur këtë qëllim duhet edhe bashkëpunimi mes palëve politike.

Vlahutin: Secili shtet anëtar apo edhe ata që aspirojnë duhet të pajtohen me këto kushte të paracaktuar dhe kritere që duhet të plotësohen në vijmësi. Është një punë që do përkushtim, natyrisht edhe besimin e palëve, kjo edhe nga shtet anëtare vendet që asiprojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektoret që kanë detyrimin për të raportuar në hartimin e raport progresit për vitin e ardhshëm. Kjo është një punë kolektive në të cilën është e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve dhe jo vetëm.

Këtu janë dy sfida dhe jo vetëm kaq, megjithatë me anë të bashkëpunimit rezultatet do të jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri në këto momente, por edhe hapat që do të ndiqen për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Për hartimin e progres-raportit të vitit 2018, BE do të grumbullojë informacione nga burime të ndryshme. Më pas raporti do ti kalojë për miratim Këshillit të Europës, vendet anëtare të së cilit duhet të votojnë në mënyrë unanime nëse do hapen apo jo negociatat  e BE me Shqipërinë.

/Oranews.tv/

EMISIONET