Hapja e negociatave, Cakaj: Jemi në dialog të vazhdueshëm me vendet skeptike

Hapja e negociatave, Cakaj: Jemi në dialog të vazhdueshëm me

Qeveria shqiptare është në dialog të vazhdueshëm me vendet anëtare të BE-së, të cilat janë skeptike për hapjen e negociatave.

Gent Cakaj, zëvendës/Ministër i Punëve të Jashtme i ftuar në Ora News tha se në opinionin ndërkombëtar ka një sinjal të qartë për qëndrueshmërinë e reformave.

Cakaj: Ky nuk është një proces që mbështetet ekskluzivisht në detyrimet teknike por është një proces që kërkon edhe angazhim dhe miratim politik. Qeveria shqiptare është duke intensifikuar dialogun jo vetëm me mekanizmat europianë por edhe shtete të veçanta anëtare të BE, veçanërisht ato që kanë një qasje relativisht më skeptike në raport me politikat e zgjerimit, që ti informojë ato për reformat që është duke ndodhur në Shqipëri dhe ti bindë ato për domosdoshmërinë e hapjes së negociatave. Rezoluta është vetëm një konfirmim shtesë. Përkundër sfidave, në opinionin ndërkombëtar ka një sinjal të qartë për qëndrueshmërinë e reformave.

Sa i takon mungesës së konsensusit të brendshëm për reforma bazike që kanë lidhje me integrimin, Cakaj tha se për këtë proces pozitë dhe opozitë duhet të jenë një.

Cakaj: Mungesa e konsensusit të brendshëm është duke prodhuar rezultate negative në proces, në përceptimin publik, elementë politik.Ky proces duhet të ketë konsensus nacional përkundër konkurencës politike ditore, në çështjet e Këshillit të Europës pozita dhe opozita të veprojnë bashkarisht në funksion të një axhende të përbashkët në të cilën përfiton Shqipëria dhe ne si shoqëri.

EMISIONET