Hapet shkolla më moderne e estetikës dhe stilit në Tiranë

Hapet shkolla më moderne e estetikës dhe stilit në Tiranë

Tashmë kryeqyteti do të ketë një shkollë të mirfilltë të estetikës dhe grimit. Në bashkëpunim me MAKE UP Forever dhe Comfort Zone  dy marka të njohura botërore të grimit Tirana Estetics and Style School  ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit dhe ata që duan të bëjnë karrierë në këtë fushë.

Maltina Braho: Është një projekt shumë i bukur. Do vijnë estetistë dhe make up artist shumë profesionalë. Me MAKE UP Forever dhe Comfort Zone  kemi projekte shumë të bukura që do të kenë zhvillim edhe më të madh në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Comfort Zonë Davide Manxoni tha se kjo është shkolla e paraë që hapet jashtë kufijve tëItalisë

Davide Manxoni:  "Comfort Zone është e nderuar që inauguron shkollën e parë jashtë kufijve të Italisë dhe këtë nuk po e bëjmë as në Neë York as në Paris apo Londër por në Shqipëri dhe kjo fale Tinës."

TESS është certifikuar nga ministria e Mirëqenies Sociale. Studentët në këtë shkollë krahas teknikave bazë të trajtimeve dhe masazheve do të marin njohuri në dermatologji nga pedagogë  të mjeksisë, bazat e fotografise si dhe do te diplomohen në marketing apo menaxhim .


EMISIONET