Ka përfunduar rehabilitimi i segmentit rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se segmenti do të hapet për qarkullim duke filluar nga ora 19:00 e dotës së sotme.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se duke filluar nga data 17 nëntor 2018 ora 08:00 do të mbyllet për trafikun segmenti rrugor Ura e Vorës - Dogana dhe do te fillojë ndërhyrja për riparimin e fugave të Urës së Vorës dhe të shtresave asfaltike të rrugës.

"Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. 1. Trafiku do të devijohet në per të gjitha mjetet në rrugën paralele (Vorë - ish fabrika tullave) mbas karburant Kastratit në drejtimin Rinas dhe Fushë Krujë", thuhet në njoftim.

/Ora News.tv/