Hapet në Tiranë laboratori i kodimit dhe i programimit për fëmijë

Hapet në Tiranë laboratori i kodimit dhe i programimit për

Edhe Tirana ka tashmë një hapësirë të inovacionit dhe robotikës profesionale kushtuar vetëm fëmijëve, si një mënyrë për të nxitur shpirtin e krijimit tek ata, edukimin me kreativitetin, inovacionin, kuriozitetin, aftësitë teknike dhe argëtimin.

Erion Veliaj: "Të gjithë duan ndryshimin, që gjërat të bëhen, por asnjë nuk thotë do ta bëj vetë. Secili thotë: Jo, jo, të vijë ndryshimi, por të ndryshojë dikush tjetër. Unë besoj se kjo sfidon jo vetëm një grup fëmijësh pasi është e limituar. Ndërsa ajo që nuk limitohet është sfida që i bën mentalitetit tonë."

Veliaj shprehu vullnetin e  Bashkisë së Tiranës për të mbështetur në mënyrë konkrete nisma të tilla që janë risi dhe që do të transformojnë Shqipërinë.

Erion Velaj: “Dua që në buxhetin e Bashkisë së Tiranës të vendosim një fond për t’iu bashkuar sfidës. Duam që të jemi pjesë e një historie suksesi që lind sot. Na quani partnerë, jo vetëm me llafe, për të investuar në një risi që do transformojë Shqipërinë.”

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt edhe Piramida do të shndërrohet në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.

EMISIONET