Hapet memoriali i Skënderbeut

Hapet memoriali i Skënderbeut

Memoriali i Skëndërbeut në Lezhë ka hapur dyert për vizitorët në ditën që shënon 551 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

Memoriali iu nënshtrua restaurimit me një fond prej 30 milionë lek të financuara nga Ministria e Kulturës dhe u realizua në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, por në ceremoninë e rastit ra në sy mungesa e përfaqësuesve të qeverisë.

Ndaj edhe mesazhi i arqipeshkvi i dioqezes Shkodër, Angelo Massafra, adresuar politikës mori më shumë peshë nën hijen e figurës përbashkkuese të shqiptarëve

Angelo Massafra: "Të tjerët na lakmojnë dhe ne largohemi nga vendi ynë, për një jetë politike më të mirë, për të ringjallur shpresën."

Më 2 mars, Skënderbeu do të ketë shtatoren e parë në qytetin e ku bëri historinë me beslidhjen  e princave, por nënkryetarja e Bashkisë në emër të lezhianëve përsëriti thirrjen për shpalljen e kësaj date festë kombëtare.

Alfrida Marku: "Besojmë fort se vullnetit të lezhjanëve, vullnetit të Bashkisë Lezhë edhe do t'i bashkohet edhe vullneti i autoriteteve qëndrore që më në fund me të drejtë, 2 marsi të shpallet ditë feste kombëtare zyrtare për Shqipërinë."

Në ceremoninë e organizuar pranë vendvarrimit të Skënderbeut, drejtues lokal, përfasues të institucioneve, klerit katolik, qytetar dhe nxënës shkollash vendosen kurora  me lule dhe bënë homazhe në nderim të Heroit Kombëtar.

EMISIONET