Hapësirat e pakta, Juventus në "pole position" për yllin francez të United

Hapësirat e pakta, Juventus në "pole position" për

"Dashuria" e Juventusit me lojtarët francez nuk ka përfunduar me blerjen e Blaise Matuidi.

Sipas gazetës italiane pranë torinezëve, "Tuttosport" bardhezijtë janë gati për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, ku thuhet se Juventusi është në "pole position" për të firmosur me 22 vjeçarin.

Kjo nuk është hera e parë që 33 herë kampionët e Italisë kanë shfaqur interes për Martial. Pesë vite më parë, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici u përpoqën të transferojnë në Torino sulmuesin, me Martial  që la Olympique Lyonnais për Monaco.

Ky është sezoni i tretë tek United, që u transferua në vitin 2015 për një shifër prej 66 milionë eurosh.

EMISIONET