Hapen dosjet e Tepelenës

Hapen dosjet e Tepelenës

Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka hapur në Tiranë ekspozitë në kujtim të të përndjekurve politikë të Tepelenës.

Në ceremoni, kryetarja e këtij institucioni Genta Sula theksoi rëndësinë e dëshmive për zbardhjen e dënimeve të dhëna pa gjyq.

Sula: Ka rezistuar ndaj totalitarizmit, i ka rezistuar dhunës, terrorit, të diktaturës komuniste. Kemi gjetur një prift si at Gjergj Suli, kemi gjetur një klerik bektashinj si baba Koshtani, një fizikant si Selaudin Toto. Tepelena ka nxjerrë personalitete të rezistencës, persona kompleks si Zenel Shehu. Ka goxha personalitete të rezistencës anti-komuniste që janë me bollëk në Tepelenë, Tepelena nuk është kursyer. Na njohën me listat e të dënuarve pa gjyq, me listat e të vrarëve në kufi, të gjithë këto akte të rezistencës anti-komuniste të cilat ne menduam ti ndajmë për ju sot.

Ekspozita u hap sot paradite në ambientet e Gardës së Republikës dhe kryetarja vuri theksin në kontributin e dëshmitarëve.

Historiani Dorian Kuçi thotë se publikimi i dokumenteve shërben për të njohur të shkuarën e luftuar injorancën.

"Përmes dokumentacionit dhe dëshmive, të dhënave të vërteta historike të nxjerrim anatominë e diktaturës që kaloi ky vend"

Kreu i Institutit të krimeve kundër komunizmit, Nebil Çika nënvizoi rëndësinë e muzeut: "Këto aktivitete janë të rëndësishme për të zbardhur të shkuarën por dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen"   

Materialet do të ekspozohen dhe në Tepelenë.


EMISIONET