Hap makinën në rrugë dhe i hedh "pishtarin" me zjarr

Hap makinën në rrugë dhe i hedh "pishtarin" me zjarr

Ky është momenti i pazakontë kur një "pishtar" zjarri hidhet brenda një makine në Londër. Videoja e cila shpërndarë gjerësisht në internet u regjistrua javën e shkuar.

Në video shihet një njeri i maskuar duke vrapuar drejt një makine të ndalur në mes të rrugës duke hedhur zjarrin brenda saj.

Në video, burri hapi dyert e pasme të makinës së zezë, por fatmirësisht nuk pati sukses në planet e tij.

Zjarri u nxor jashtë mjetit para se ai të mund të mbyllte derën.

Një përdorues i Twitter-it, i cili e ndau videon tha: 'Mirë se erdhët në Londër, ku vendosim fishekzjarrë në makinat e njerëzve të rastësishëm'.

Shikuesit ishin të shpejtë për të ndarë mendimet e tyre mbi incidentin e rrezikshëm. Disa i bëjnë thirrje policëve vendas të ndërmarrin veprime.

Njëri ka thënë: "Paramendoni se ka pasur fëmijë në veturë. Ata do të traumatizoheshin. Kjo nuk është fare për t'u argëtuar". 

EMISIONET