Hann: Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi

Hann: Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë

Komisioneri i Negociatave të Zgjerimit, Johannes Hann ka treguar edhe një herë mbështetjen e tij për Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

Hahn: Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vettingut. Vendet e Ballkanit dua t`i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Evropën.

Komisioneri Hahn përshëndeti fakti që Austria merr presidencën e ardhshme të BE-së më 1 korrik.

Hahn i bëri deklaratat e tij gjatë një konference në Vjenë organizuar nga FMN dhe JVI (Instituti i Përbashkët i Vjenës), ku të pranishëm ishin deputetët socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi.

Bushati: Sot që ishte dhe dita e parë e kësaj konference, fokusi ishte për vendet e Ballkanit Perëndimor, strategjia e tyre drejt BE-së, ku ndër të tjera ne morëm edhe njëherë qëndrimin pozitiv dhe sigurinë që Shqipëria tashmë është më afër se kurrë drejt ëndrrës evropiane, si dhe një notë pozitive më shumë për vendimin që pritet të merret në fund të qershorit.  

Kjo konferencë e cila do të zgjasë tre ditë do të trajtojë temat më të rëndësishme të politikës sot. Përveç sfidave të vendeve të Ballkanit perëndimor, në dy sesionet e tjera pritet të diskutohet për opsionet e politikave në luftën kundër korrupsionit në të gjitha format e saj,  zhvillimet në ekonominë globale dhe atë evropiane si dhe sfidat më të ngutshme të politikës sot.  

Të pranishëm në këtë aktivitet janë pjesëmarrës të vendeve të Ballkanit Perëndimor: ku Shqipëria përfaqësohet nga 4 deputete,  si dhe anëtarë të parlamentve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

EMISIONET