“Hallet” e dializës, pacientët e Gjirokastrës ankohen për transportin

“Hallet” e dializës, pacientët e Gjirokastrës ankohen

Pacientët që marrin shërbimin e hemodializës në Gjirokastër ankohen për mugesën e vëmendjes nga shteti. Ata thonë se të ardhurat e tyre nuk i përballojnë gjithë shpenzimet që sëmundja ka ndërsa shprehin shqetësimin për cmimin e lartë të barnave.

Janë rreth 43 pacientë nga i gjithë jugu që marrin shërbimin e hemodializës në Gjirokastër. Përveç barrës së sëmundjes ata ndeshën me shumë problematika, duke nisur nga transporti, marrja e shërbimit si dhe kostoja e medikamenteve.

Ky pacient (në foto) i cili jeton në Këlcyrë duhet të shkojë në Gjirokastër çdo dy ditë, shqetësim për të përbën rruga e gjatë, koston e së cilës shteti e paguan pjesërisht por edhe shuma e papërfillshme e kempit që nuk i mbulon gjithë shpenzimet.

"E kishim 2 mijë, tani e kanë bërë 1500. I hipi autobusit tani, të mos zë makinat e tjera.Për të tjerat të mos flas fare.Për ilaçe bridh nga Tirana, hajde këtu pastaj".

Ka edhe të tjerë që marrin rrugën nga Saranda dhe Tepelena që pohojnë po ashtu çmimin e lartë të medikameneteve që duhet të marrin.

"Gjashtë muaj në Tiranë na e nxinë jetën, unë vetëm vi, kur të bëhem si ca e ca ngela. Ne vimë nga Saranda dhe zgjohemi që në 04:30. Jemi 20 e ca pacientë, pse mos të na bëjnë në Sarandë një dializë? Të na rregullojë punën e ilaçeve, jo vetëm në Tiranë. Unë vete në Sarandë dhe duhet të marr një faqe të madhe me 5 vula se ndryshe nuk marr dot ilaçe këtu, sikur vete tek banka e floririt jo sikur marr ilaçe. Ushqimi pastaj është lërë dhe mos e nga".

Por shqetësimet nuk përfundojnë këtu. Mungesa e mjekut nefrolog është një tjetër problem, zgjidhjen e së cilit Spitali i Gjirokastrës e ka gjetur duke marrë një mjek ndihmës nga Saranda.

I pyetur nga Ora News, drejtori i Spitalit "Omer Nishani" thotë se institucioni i tij po bën të gjitha përpjekjet në përmirësimin e shërbimit por sipas tij zgjidhja e disa prej problemeve nuk varet vetëm nga ky institucion por duhet të ndërhyje edhe qeveria.

EMISIONET