Hallaçi: Partizani luan në grup, ju tregoj futbollistin kyç

Hallaçi: Partizani luan në grup, ju tregoj futbollistin kyç

Zëvendës trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi i ftuar në Fair Play nga Enkeleida Zeko ka analizuar skuadrën e Partizanit. Ish-mbrojtësi ka veçuar mesfushorin Bruno Telushi, si katalizatorin e kësaj skuadre.

"Partizani i këtij sezoni është i vështirë për tu thyer. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit ata kanë formuar grupin dhe po arrijnë të marrin rezultatet e kërkuara. Sipas meje njeriu kyç te ta është Bruno Telushi. Ai ka eksperiencën dhe po bën mirë nga ndeshja në ndeshje. Me Telushin, Partizani po bën mirë dhe është në rrugën të mbarë për të arritur synimet e veta."-tha Hallaçi.


EMISIONET