Hakerat vjedhin të dhënat personale të 100 milionë njerëzve

Hakerat vjedhin të dhënat personale të 100 milionë

Të dhënat personale të 106 individëve në gjithë SHBA-në dhe Kanadanë janë vjedhur nga hakerat që synuan kompaninë e shërbimeve financiare Capital One.

Kompania zbuloi lajmin pasi hakeri i dyshuar u arrestua të hënën.

Sipas Capital One, të dhënat përfshinin emrat, adresat dhe numrat e telefonit të personave që aplikuan për produktet e saj me karta krediti.

Por hakeri nuk arriti të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit.

Capital One është një emetues kryesor i kartave të kreditit në SHBA dhe gjithashtu operon bankat e vogla.

Firma tha në një deklaratë të lëshuar të hënën se hakërimi preku afro 100 milion individë në SHBA dhe 6 milion njerëz në Kanada.

Hakeri u identifikua më 19 korrik.

Capital One tha se hakeri ishte në gjendje të shfrytëzonte një "cenueshmëri të konfigurimit" në infrastrukturën e kompanisë.

EMISIONET