Një burrë ka rënë nga tavani i restorantit Waffle House në Alabama të dielën. Policia raporton se bëhet fjalë për një tentativë vjedhjeje që shkoi keq.

Video tregon momentin kur burri, i veshur vetëm me kanatjere dhe mbathje, bie papritmas nga tavani në mes të restorantit që ishte mbushur me klientë.

Pronarët u munduan që ta kapnin të dyshuarin për vjedhje, por u përball me disa klientë dhe arriti të dilte jashtë.

Burri hypi në një makinë, që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij dhe u largua. Më pas u braktisën automjetin dhe ikën në këmbë.

Ai është identifikuar si Wesley Glenn Bost, 27 vjeç, nga Birmingham, Alabama. Policia beson se Bost po përpiqej të hynte në zyrën e restorantit përmes tavanit kur ra.

"Mendojmë se plani i tij ishte për të vjedhur,"-tha policia.

Në kamerat e sigurisë, Bost u filmua duke hyrë në banjo, mbylli derën dhe lidhi pantallonat e tij në bravë.

Më pas u ngjit në tavan duke lënë patentën e tij të shoferit dhe kartën e indentitetit në pantallona.

Ai është në kërkim nga policia ndërsa bashkëpunëtori nuk është identifikuar ende.




/Ora News.tv/