Dy burrat shqiptarë përfunduan në pranga si përgjegjës për vjedhjen e një banese më 19 tetor në Madonna del Bosco.

Shqiptarët e arrestuar dhe me banim në Astigiano, janë A.P. 33 vjeç dhje E.P, 29 vjeç. Ata grabitën disa bizhuteri ari në banesë dhe tre smartphone.

Ata nuk e kishin kuptuar që pronari kishte instaluar kamera në zonën ku kishin marrë përsipër të kryenin vjedhjen, duke mos mbuluar fytyrat e tyre.

Sapo pa filmimet e kamerave, pronari pikasi dy fytyra të reja jo të njohura në zonë. Policia nisi menjëherë hetimet, duke identifikuar ata.

Me sa duket, shqiptarët kishin menduar se duke jetuar në një zonë të largët, nuk do të njiheshin.

Megjithatë, kamerat fiksuan edhe makinën me të cilën ata u larguan dhe patrullat i kapën ata në përpjekje për t'u arratisur.

Pasi u ndaluan, të dy u identifikuan plotësisht dhe u ballafaquan me provat. Ata u detyruan të pranojnë përgjegjësinë e tyre për grabitjen.

Të dy hajdutët u dërguan në qelitë e paraburgimit.


/S.Ll/



/Ora News.tv/