Hajdutët “kthejnë përmbys” shtëpinë në Krujë

Hajdutët “kthejnë përmbys” shtëpinë në

Një grabitje shtëpie është regjistruar në Krujë, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se autorët, ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë thuajse çdo gjë me vlerë, mobilje e vegla pune, ndërsa edhe kanë dëmtuar pjesën tjetër duke kërkuar para.

Pronari Besnik Elezi një javë më parë mësohet se kishte sjellë nga vendi fqinj materiale të ndryshme, që do ti shërbenin për përfundimin e banesës.

Ky fakt i bën familjarët e tij të dyshojnë se edhe autorët janë të njohur dhe kanë pasur dijeni për lëvizjet e të riut.

Sipas tyre vlera e materialeve të grabitura shkon në 5 mijë euro.

EMISIONET