Pas 105 vjet po festojmë pavarësinë, pavarësi që në fakt nuk na hyri shumë në punë. Ta mendosh, pas 105 vjetësh nuk kemi zgjidhur akoma çështjen e pronës: për më tepër kemi shkatërruar territorin jo vetëm me ndërtimet pa leje; kemi shkatërruar lumenj, pyje etj. Kemi abuzuar me pasuritë natyrore, shumicën e të cilave nuk i menaxhaum dot dhe i vumë në eficencë vëtëm duke ja dhënë privatit që merr 95 dhe i kthen 5 përqind këtij vendi. Nuk kemi nevojë për pushtues, i krijojmë vetë kolonizatorët; çfarë janë të famshmët PPP apo koncensionët pa llogjikë. Thërrasim në ndihmë FBI të na luftojë krimin dhe drejtësinë po i lëmë të huajve.

Atëherë kam një pyetje për çfarë na duhet pavarësia, për çfarë na duhen simbolët; vetëm për të brohoritur për kombëtarën e futbollit dhe për t'u mburrur që ai që shpiku viagrën është shqiptar. Që ta gëzojmë pavarësinë nuk kemi nevojë vetëm për ndërrim pushtetesh apo qoftë dhe ndërrim elitash, kemi nevojë për një rend të ri ekonomik dhe shoqëror. Nejse, hajd gëzuar Pavarësinë që nuk na hyri në punë.

/Ora News.tv/