Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh është shprehur se Komisioni i Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit, raportoi Handelsblatt të premten.

Hahn beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave.

Sipas Hahn, rekomandimi do të bëhet në bazë të kritereve të rënë dakord reciprokisht nga vendet anëtare të BE. Më pas vendimi do të kalojë pastaj tek anëtarët.

Hahn thotë se hapja e negociatave nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë unionit.

EMISIONET